Loading...

 

keshilliPas debatesh dhe diskutimesh të shumta Këshilli Bashkiak Elbasan ka miratuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Elbasan. Këshilltarët dhanë mendime, sugjerime, si edhe bënë pyetje në lidhje me këtë projekt afat gjatë të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë së madhe të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini tha se “ në këtë proçes të madh Bashkia e Elbasanit asistohet nga USAID, dhe puna për hartimin e këtij dokumenti ka nisur në muajin Mars të vitit 2015”.

Vizioni i Zhvillimit të territorit të Bashkisë së Elbasanit bazohet në Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit, sipas prezantimeve publike të realizuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në muajin dhjetor të vitit 2015. Ky vizion strategjik do të udhëheqë zhvillimin e Bashkisë së Elbasanit gjatë 15 viteve të ardhshme.

Pesë Objektivat Strategjike të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Elbasan

1 . Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, duke ruajtur balancat mes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në territor dhe duke rritur konkurencën e larminë ndërmjet sektorëve aktivë të rajonit për të gjeneruar punësim të vazhdueshëm.

2 . Mbrojtja dhe rigjenerimi i burimeve natyrore si elemente bazë të mirëqenies sociale dhe ripërtëritjes ekonomike nëpërmjet turizmit natyror dhe kulturor.

  1. Përmirësimi i infrastrukturës së lëvizjes me qëllim mbështetjen e mobilitetit efektiv, ndërlidhjen më të mirë të zonave dhe uljen e bllokimeve nga trafiku në Bashkinë e Elbasanit.

4 . Nxitje e sektorit të Bujqësisë dhe blektorisë, si sektorë kyç për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe rritjes së punësimit, dhe veçanërisht për fuqizimin e zhvillimit rural.

5 . Zbutja e pabarazive sociale përmes përmirësimit të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, si dhe politikave gjithëpërfshirëse të strehimit social.

 

Loading...
Loading...
Loading...