Loading...
Loading...

Peshëngritësi i famshëm nga Shtërmeni i Cërrikut, Briken Çalja merr sot titullin e lartë “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta.
Me këtë rast janë planifikuar një sërë aktivitetesh dhe ceremonia zyrtare.
Briken Calja është28 vjeç dhe ka konkurruar në peshat 62 kg dhe 69 kg.
Disa nga arritjet e tij janë Europiani i të rriturve, 2012 (vendi i 6, pesha 69 kg); Botërori i të rriturve, 2011 (vendi i 16, pesha 69 kg); Europiani i U-23, 2011 (medalja bronzi, pesha 69 kg); Europiani i të rinjve, 2010 (medalje ari, pesha 69 kg); Botërori i 78 i të rriturve, 2010 (vendi i 12, pesha 69 kg); Botërori i 36 i të rinjve, 2010 (-, pesha 69 kg).
Briken Calja u rendit i 6 në Olimpiadën e Rio de Janeiros në peshëngritje në kategorinë 69 kilogram në vitin 2016.
Briken Calja i dhuroi medaljen e bronztë Shqipërisë në stilin e shtytjes në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që u zhvillua një vit më parë në Split të Kroacisë.
Ndërsa në mars të këtij viti ai u shpall Kamion i Evropës.

Loading...