Loading...

Një peshkatar ka gjetur në det një shishe që mbante brenda një letër të shkruar 50 vite më parë.

Pra, shishja kishte plot 50 vite që endej në det. Ajo u gjend nga peshkatari Paul Elliot dhe i biri i tij, pranë brigjeve të Australisë.

Shishja mendohet të ketë qenë e hedhur në oqean gjatë një udhëtimi me anije nga 13-vjeçari Paulo Glimore në 1969.

Për të parë se çfarë ishte shkruar në letër, babë e bir e thyen shishen dhe panë se çfarë ishte shkruar nga Glimore përpara 50 vitesh.

Ai tregonte për udhëtimin me anije nga jugu në perëndim të Australisë.

Peshkatari Elliot tha se po kërkonte autorin, i cili e përshkruante veten në shënim si një djalë 13-vjeçar anglez duke udhëtuar në një anije përgjatë bregut jugor australian nga Fremantle në Melburn.

Mesazhi më i vjetër i gjetur në det deri më tani është shkruar vjet më parë dhe është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë.

Loading...
Loading...
Loading...