Loading...
Loading...

 

Një tjetër dosje korrupsioni në burgje.
Prokuroria e Kavajës mësohet se është duke hetuar Ibrahim Bejon, drejtorin e burgut të Rrogozhinës.
Hetimet kanë nisur disa javë më parë dhe pezullimi i Bejos është bërë pasi ekziston mundësia që ai të shkatërrojë provat që janë kundër tij.
Hetimet ndaj tij kanë nisur për shpërdorim detyre.
Pezullimi i Ibrahim Bejos është bërë me urdhër të drejtorit të Burgjeve, Stefan Çipa.

Loading...
loading...
Loading...