Loading...

Asnjë pengesë nuk është aq e fortë sa të mposhtë ëndrrat. E ëndrra e Vasilikës tashmë është realiteti i saj më i bukur.

Vasilika Duli është një pianiste e shkëlqyer. Edhe pse lindi e verbër, ajo luftoi dhe me sytë e shpirtit u bë artiste.

Pianistja nga Elbasani u prit me duartrokitje të gjata nga publiku në koncertin recital në Teatrin “Skampa”.

“Jam shumë e surprizuar, nuk e prisja gjithë këtë sallë të mbushur plot. Përjetova emocione të papërshkrueshme. Jam shumë e lumtur. Çdo skenë ka emocionet e veta, nuk mund t’i ndaj. Por skena sot (mbrëmë) këtu ishte me plot emocione të bukura. Mesazhi im është: Ndiqini ëndrrat dhe mos hiqni dorë prej tyre, sepse çdo gjë, sado e vështirë të jetë, nëse ekziston dëshira dhe vullneti realizohet”, tha Vasilika Duli.

Të gjitha të ardhurat e koncertit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe. Misioni i saj fisnik, përtej talentit, e ka emocionuar shumë jo vetëm publikun, por edhe vet Vasilikën. TCH

Loading...
loading...
Loading...