Loading...

piramida e keopsit

Prapa derës së piramidës së Keopsit fshihet sekreti i njerëzimit. Këtë argument ka parashtruar në Amerikë drejtori i gërmimeve arkeologjike në Giza, dr. Zahi Havas. Qëllimi është kërkimi i financimeve për të vazhduar projektin e arkeologëve gjermanë të cilët u dëbuan ndërsa ndodheshin vetëm një hap pranë këtij zbulimi.

Në fillim të viteve 1990, një ekip i arkeologëve gjermanë kishin zbuluar, në brendi të një tuneli të gjatë të Piramidës së Cheops-it, një derë të vogël nga mermeri dhe guri gëlqeror, me dy dorëza të bakrit. Ekipi i shkencëtarëve udhëhiqej nga inxhinieri i robotikës, Rudolf Gantenbrink nga Munihu. Zbulimi i një vendi sekret në brendësi të Piramidës së madhe ishte sensacion i vërtetë.

Por, gëzimi i arkeologëve gjermanë zgjati shkurt, meqë autoritetet egjiptiane menjëherë ua morën gjermanëve lejen e punës, duke i përzënë nga vendi. Shpjegimi për këtë veprim ishte i shkurtër – piramidat janë trashëgimi e Egjiptit, e jo e Perëndimit. Më pas, asnjë perëndimor nuk e mori lejen për të punuar aty, derisa arkeologët egjiptianë thonë se, prapa dyerve misterioze, nuk kanë gjetur asgjë. Por, drejtori i gërmimeve arkeologjike në Giza, dr. Zahi Havas, me rastin e vizitës së tij në SHBA, duke kërkuar para nga financierët, tha se prapa dyerve sekrete gjendet zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në historinë e Egjiptit, i cili do ta detyrojë Perëndimin që ta rishkruajë historinë.

Loading...
Loading...
Loading...