Loading...

 

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt. Një kambist është qëlluar me thikë nga një person ende i pa identifikuar.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të qendrës së qytetit të Memaliajt, ndërsa i plagosuri është shtetasi Mustafa Mustafai 50 vjeç.

I plagosuri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital, i mbuluar nga gjaku ndërsa kanë qenë banorët ata që i kanë ardhur në ndihmë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma e marrë.

Loading...
Loading...
Loading...