Loading...

Policia e Shkodrës arreston autorin e dyshuar të maturantit, Igli Pallosha, ngjarje e ndodhur më 4 korrik të këtij viti.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 04.07.2019, ku pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P. 19 vjeç, banues në Shkodër” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Si ndodhi ngjarja

Maturanti, Igli Pallosha, kishte hyrë për të marrë certifikatën e përfundimit të shkollës, por në dalje është sulmuar nga A.Sh.

Në përplasje me të ai është qëlluar me thikë ku ka marrë plagë të rënda. 19 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, ku ju nënshtrua një operacioni nga bluzat e bardha, për shkak të plagëve të marra.

I riu nuk njihej si nxënës problematik bëjnë me dije mësuesit e gjimnazit, ndërsa motivet që sollën plagosjen nuk dihen ende.

Loading...
Loading...
Loading...