Loading...

Plagosja mbrëmë në Lezhë, detaje të reja si u përplasën dy pronarët e dyqaneve
Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin.I plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas ka marrë armën.

I plagosur mbeti Ardian Kola, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.

Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Report TV mëson se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas ka marrë armën.

Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh. Konflikti mësohet se ka lind për cështje biznesi, ndërsa vijojnë hetimet.

Loading...
Loading...
Loading...