Loading...
Loading...

Ish-kreu i federatës italiane të futbollit, Carlo Tavecchio, i larguar pas dështimit të ‘axurrëve’ për t’u kualifikuar në Botëror, ka lëshuar një ‘bomb’ sa i takon atij momenti që njollosi historinë e kësaj kombëtarje të madhe.

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, Taveccio, është shprehur se lojtarët e Juventusit kanë ndikuar që Insigne të mos luante në atë sfidë kundër Suedisë.

“Nuk e di nëse lojtarët e Juve-s nuk e donin, por fakti është se kishte probleme me përfshirjen e Insigne në ekip. Si nuk mund të mos e aktivizosh Insigne-n në Milano, përpara 20-30,000 napoletanëve që ishin atë natë në stadium?

Atë natë duhet të kishin luajtur më tepër lojtarët teknikë. Unë jam ai që ka më pak përgjegjësi se kushdo në dështimin e Italisë, por unë u tërhoqa pasi askush tjetër nuk donte.

Marotta pasardhësi im? Mendoj se është një profesionist i madh i cili vjen nga një prej klubeve më të mëdhenj në botë. Por Juve rrezikon të monopolizojë sistemin, kemi nevojë për balancë.”

Kujtojmë se në atë kohë Italia drejtohet nga trajneri Gianpiero Ventura, i cili nuk e dha dorëheqjen pas eliminimit në “play-off” nga Suedia sepse kërkonte dëmshpërblimin.

Loading...