Loading...
Loading...

 

Refuzimi nga presidenti Ilir Meta për të dekretuar Gent Cakaj në postin e ministrit për Evropen dhe Punet e Jashtme ka zgjuar reagimin sulmues të kryeministrit Rama drejt jo vetëm presidentit por dhe atyre që përshëndetën këtë mosdekretim. Përmes postimeve në Tëitter Rama iu kundërpërgjigj ‘kundërshtarëve” me një fjalor aspak diplomatik.

Replikat në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama

 

Ora 16:20 Përmes një postimi tè dytë në tëitteri të dytë Rama iu përgjigj presidentit duke e akuzuar kreun e shtetit se po nëpërkëmbë një djalë të ri të paktën  1000 herë më të ditur se ai

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”

Ora 15: 47 Reagimi i mësipërm i Ramës ishte kundërpërgjigje ndaj postimit në Tëitter të presidentit Meta i cili shkruante: “Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si president i vendit tim”

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur ish kryenegociatores së bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri e cila përshëndeti mos dekretimin e Gent Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”

Ora 15:10 Edita Tahiri: Cakaj u nominua me djallezi nga Rama

Ish kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmit se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk e dekretoi për ministër të jashtëm Gent Cakaj. Tahiri e ka përshëndetur këtë vendim, duke thënë se Cakaj e mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri.

Ora 13: 47  Reagimi i pare ne tëitter i Rames

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar refuzimin e Presidentit Ilir Meta  për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme jo vetëm antikushtetues, po edhe të turpshëm.

Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp:

Loading...
loading...
Loading...