Loading...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka debatuar ashpër me avokatin Spartak Ngjela teksa flisnin në emisionin “Open’’ në lidhje me protestat e opozitës.

Ishte Ngjela, ai që tha se se protestuesit nuk duhet të mbanin maska. Më pas Duma ka thënë se edhe vetë Ngjela mban një maskë.

Gjatë këtij sherri Ngjela i është drejtuar Dumës edhe duke i thënë se ajo duhet të mbante gjuhën brenda dhëmbëve.

Kurse Duma i ka thënë se askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit të Ngjelës dhe ti tregojë atij strategji.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Ata persona janë me maska në fytyrë.

Duma: Maska jote është më e rrezikshme se një maskë letre.

Ngjela: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhëmbëve.

Duma: Nuk e thua dot këtë për maskat në një media të madhe.

Ngjela: Këto zonjë janë të paguara. Po po vazhdo, jepi jepi vazhdo analizën.

Duma: Askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit tënd të tregoj ty strategjinë.

Ngjela: Fjalët pa lidhje janë zhurmë. Me mua ruaju mirë se nuk mund të flasësh për mua.

Duma: Mbi të gjitha harron që i quan protestuesit të paguar. Ata vijnë aty zotëri se nuk kanë asnjë mundësi.

Ngjela: Nuk fshehet fytyra thash unë.

Duma: Kudo në botë maskat kundra gaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit janë të lejuara.

Loading...
loading...
Loading...