Loading...

 

Është hedhur ditën e djeshme në Nyon të Zvicrës shorti i Ligës së Kampionëve ku u mësuan 2 përballjet e raundit gjysmëfinal.

Goglat vendosën përballë kampionët në fuqi të Realit me gjigantët gjermanë të Bayernit, ndërsa Liverpooli do të ndeshet me italianët e Romës.

Megjithatë, mediat italiane kanië nisur të ngrejnë dyshime mbi pastërtinë e shortit duke zbuluar një skandal i cili ndodhi 2 orë para hedhjes së tij.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, te klubi i Romës po përgatiteshin të shisnin biletat për dy ndeshjet e dy javëve të ardhshme:

Kundër Genoas në kampionat në datën 18 prill dhe kundër Liverpoolit në Champions League.

Pra edhe pse nuk ishte hedhur ende shorti, te Roma ishin të bindur që kundërshtari i tyre do të ishte Liverpooli.

Ndoshta kjo foto nuk mjafton për të faktuar manipulimin e shortit, por nuk është hera e parë që ngrihen dyshime për një institucion si UEFA.

Loading...
loading...