Loading...

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t’u furnizuar me gaz dhe në këtë momente ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

LEZHË- 7 persona të plagosur është bilanci zyrtar nga shpërthimi i një bombole në një karburant në autostradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t’u furnizuar me gaz dhe në këtë momente ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit.

Konkretisht kanë marrë lëndime për shkak të shpërthimit, Bardhok Bushati 36 vjeç, Altin Bushati, 33 vjeç, Donika Bushati, 33 vjeçe, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjësit N.P. vjeç 40 dhe P.L.. Mësohet se dy nga të plagosurit, përkatësisht punonjësi N.P. dhe shoferi Bardhok Bushati ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, nga ku siç raporton gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, janë në gjendje të rëndë.

Nga shpërthimi, i cili ka qenë i përmasave të mëdha, janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ora 09:32
Shpërthimi në karburant/ Policia: Të plagosur 7 persona, mes tyre dy të mitura 5 dhe 2 vjeç! Dyshohet aksidentale

Policia ka dhënë informacion zyrtar, lidhur me shpërthimin e karburantit në autostradën Lezhë-Laç.

“Më datë 24.08.2019, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Megjithatë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj”, njofton policia.

Loading...
Loading...
Loading...