Loading...

Postimi i fundit i moderatores së njohur Arbana Osmani na ka bërë konfuz.

E themi këtë pasi, Arbana Osmani ka dhënë alarmin në mesin e fansave.

Në postim moderatorja shkruan se ndihet e lodhur por e lumtur ndërkohë që po kalon ditët e fundit në Top Channel.

“Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”, shkruan ajo.

Nuk e dimë nëse Arbana u referohet ditëve të fundit të sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, apo e ka fjalën për largimin nga televizioni ku është rritur.

Pak kohë më parë u përfol largimi i moderatores nga “Top Channel” pas një debati me drejtorin e televizionit, Ben Blushi.

Nuk e dimë nëse “ditët e fundit në Top”, i referohen këtij debati të ndodhur pak muaj më parë, gjithsesi na mbetet të presim për një tjetër reagim të moderatores.

Loading...
Loading...
Loading...