Loading...

Prrenjas

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga policia në Qarkun Elbasan

Konstatohet 1 subjekt, i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi M.V., 60 vjeç, banues në Librazhd, si dhe 3 shtetas që ndodheshin në lokal, konkretisht: A.H., 37 vjeç, E.G., 30 vjeç dhe R.G., 34 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat e palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në qytetin e Prrenjasit, gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetasit M.V., ishin edhe shtetasit A.H., E.G., R.G., të cilëve nga kontrolli i celularëve, iu gjetën faqet sportive baste të palejuara.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 aparate celularë, 1 kompjuter dhe 1 printer lloto sporti, i papajisur me dokumentacion përkatës.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Elbasan, deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Loading...
Loading...
Loading...