Loading...

Një takim i rëndësishëm po ndodh tani në Elbasan. Bëhet fjalë për nisjen e legalizimit të pallateve në këtë qytet.
Është i pranishëm me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, kryetari i bashkisë Gledian LLatja etj.
Takimi eshte ne zhvillim.
Procedurat e legalizimit do të kryhen fillimisht pë pallatin në qendër të qytetit tek rrethrrotullimi i bashkisë në rrugën e Namazjasë (Cërrikut)
Drejtori i Pergjithshem i ASHK Artan Lame, tha se deri tani eshte bere nje pune e lavderueshme ne procesin e legalizimit, por kjo nuk do te thote qe te ndalemi ketu.
Ne theksoi Lame do te legalizojme dhe pajisim me certifikate pronesie te gjitha pallatet qe kane dale nga leja e ndertimit prandaj eshte thelbesore dhe e rendesishme bashkepunimi me banoret e atyre qe posedojne prona ne pallatet te palegalizuara.
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Taulant Balla vleresoi punen e bere nga ASHK Elbasan me ne krye z. Klevis Xhoxhi.
Balla pohoi se ky eshte pallati i pare i legalizuar dhe pajisur me dokumentacionin perkates ne Elbasan dhe se brenda nje kohe te shkurter do te marrin me lejen perkatese edhe pallatet e tjera.
Z. Balla, tha se qyetaret duhet ti drejtohen ASHK Elbasan per te marre jo vetem sherbimin e duhur por edhe per ti dhene fund pritjes se gjate te lejes se legazimit.
Ne theksoi Nr.2 I Partise Socialiste Taulant Balla jemi ne pushtet per te qeverisur dhe sherbyer qytetareve ne menyren me te mire.
Qeceria Rama theksoi ai e ka proritet ceshtje e legazimeve dhe te paisjes me certifikate pronesie.
Edhe kryetari i Bashkise Elbasan Gledian Llatja shprehu vleresimin e tij per procesin e legalizimit te ketij Pallat dhe punen e mire qe po behet nga ASHK Elbasan si ne procesin e legalizimi ashtu edhe ne trajtimin dhe e ceshtjes se pronave.
Drejtori i ASHK Elbasan Klevis Xhoxhi, ftoi qytetaret se per cdo problem me legalizimet apo certifikatat e pronesisise tu drejtohen sporteleve te kesaj drejtorie per te marre sherbimin e duhur.
Ne fund te pranishmit shperndan lejet e legalizimit dhe vertetimet e pronesise.

Loading...
Loading...
Loading...