Loading...

Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë janë plagosur mëngjesin e sotëm nga një aksident që ka ndodhur në Dervicjan të Gjirokastrës në orën 08:30.

Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë janë plagosur mëngjesin e sotëm nga një aksident që ka ndodhur në Dervicjan të Gjirokastrës në orën 08:30. Një fuoristradë është përmbysur dhe ka përfunduar disa metra jashtë rrugë pas përplasjes me një Benz.

Në fuoristradë po udhëtonin gjashtë persona të një familjeje nga Elbasani të cilët po iknin me pushime në jug të vendit. Të plagosurit janë; R.T. 44 vjeç, që ishte drejtuesi i makinës dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, R.T. 29 vjeçe, K.T. 7 vjeç, A.T. 3 vjeçe, A.P. 59 vjeç dhe V.P. 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan.

Ndërsa në mjetin tjetër tip ‘Benz’ ndodhej vetëm drejtuesi 55 vjeç me inicialet K.K. Të shtatë të plagosurit u transportuan në spital dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u regjistrua aksidenti, që shkaktoi edhe bllokimin e rrugës Gjirokastër-Kakavijë për disa minuta, por më pas trafiku u normalizua.

Loading...
Loading...
Loading...