Loading...
Loading...

Senatorja amerikane, Elizabeth Warren ka bërë një premtim me të cilin ka çuditur gjithë botën. Ajo ka premtuar se nëse zgjidhjet presidente e do të shkatërrojë Amazon, Google dhe Facebook.

Këtë deklaratë Warren e ka justifikuar duke thënë se ka për qëllim nxitjen e konkurrencës në sektorin e teknologjisë.

Ajo ka thënë:

“Po u zgjodha Presidente, do të shkatërroj Amazon, Google dhe Facebook”.
Por pas deklaratës së saj aksionet e Facebook dhe Google ranë me rreth 0.5% dhe të Amazon ranë me 0.9%.

Kohët e fundit ka pasur kritika të shumta, pasi gjigandët e teknologjisë i marrin frymën çdolloj biznesi tjetër.

Kujtojmë këtu se Amazon ka zëvendësuar thuajse çdo dyqan fizik ndërkohë që është kritikuar se edhe i keq paguan punonjësit e tij.

Kurse mediat amerikane shkruajnë se premtimi i Warren mund të ketë edhe sfond politik, pasi mendohet se ky lobim ka shkuar për demokratët dhe premtimi i senatores Warren mund të përbëjë kërcënim për ta.

Loading...
Loading...
loading...