Loading...

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Prekal-Kir, ku si pasojë i aksidentuari ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Për të nxjerrë turistin nga gremina policëve u është dashur edhe ndihma e banorëve të cilët kanë asistuar me litar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku një turist nga Zvicra që po udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një greminë pran shtratit të lumit Kir.Sipas policisë humnera ku ka rënë tursiti është e një thellësi prej 120 metrash dhe poshtë është lumi kir.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Prekal-Kir, ku si pasojë i aksidentuari ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Policia ndër të tjera bën me dije se turisti i aksidentuar është J. B 64-vjeç dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Ka qenë një banorë i zonës që ka parë ngjarjen dhe më pas ka telefonuar policinë. Sapo kanë marrë njoftimin forca të shumta policie dhe banorë të zonës me ndihmën e një litari kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga humnera ku kishte rënë.

Ditën e sotme një aksident tjetër ndodhi në Shkodër ku një fëmijë i moshës 10 vjeç është përplasur nga një makinë.

Shkodër Policia në bashkëpunim me banorët i shpëtojnë jetën një turisti zviceran, i cili ra në humnerën mbi Lumin Kir.64 – vjeçari nga Zvicra duke udhëtuar me motoçikletë, del nga rruga dhe bie rreth 120 metra në humnerën mbi lumin Kir.Rreth orës 19:30, në rrugën Shkodër- Bregu i lumit, në vendin e quajtur Prekal, shtetasi zviceran J. B., 64 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga duke rënë rreth 120 metra në humnerën mbi lumin Kir.Në sallën operative erdhi një telefonatë nga një banor i zonës i cili kishte parë ngjarjen. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan forcat e Policisë dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 64 – vjeçarit nga humnera duke e transportuar më pas në spital. Shtetasi zviceran ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spitalin Rajonal Shkodër Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës për bashkëpunimin, kontributin dhe solidaritetin që treguan në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme.Policia është e angazhuar në shërbim të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve dhe fton cilindo që të kontaktojë në numrin 112 apo nëpërmjet aplikacionit "Komisariati Dixhital", për çdo problematikë ose shqetësim, duke premtuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 9 octobre 2019

Loading...
Loading...
Loading...