Loading...

 

Hetimet lidhur me akuzat për përdhunim ndaj Kristiano Ronaldos nuk kanë përfunduar.

Portugezit i është kërkuar së fundmi nga policia amerikane që të dorëzojë ADN-në e tij si pjesë e hetimit.

Akuza ndaj Ronaldos është ngritur nga ish-modelja Kethrin Majorga.

Ajo pretenton se është përdhunuar nga sulmuesi i Juventusit në një dhomë hoteli në vitin 2009.

Ish-modelja kërkoi rihapjen e hetimeve dhe tani Ronaldo është në telashe. Të shohim si do përfundojë hetimi…

Loading...
Loading...
loading...