Loading...

8 shtetas të arrestuar/ ndaluar dhe proceduar gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale nga strukturat e DVP Elbasan .

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, dhe për kapjen e ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore e Elbasanit, në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolle, janë evidentuar dhe arrestuar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, 4 shtetas dhe konkretisht:

• G.Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, është përplasur me një mjet tjetër( dëme materiale), dhe pas bërjes së testit të alkoolit nga Shërbimet e Policisë Rrugore, rezultoni se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

• S.D., 49 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

• I.O., 43 vjeç, banues në Gramsh, pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.R., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

O.S., 22 vjeç, banues në Cërrik, pasi në rrugën e fshatit Komunash, duke drejtuar mjetin është përplasur me një karrocë që tërhiqet nga kafshë dore dhe për pasojë është aksidentuar shtetasja F.Gj., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Po gjatë orëve të fundit , në Librazhd dhe Elbasan, janë kapur dy persona në kërkim,

• E.Ç., 32 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të palejuara në IEVP dhe A.M., 38 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale, “Shkatërrim të pronës me zjarr”.
Gjithashtu në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe ndëshkimit të atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit është proceduar penalisht shtetasi : F.S., 47 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale , “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular pasi dyshohet se përdorej për të luajtur baste sportive.

Loading...
Loading...
Loading...