Loading...
Loading...

Gjatë mbrëmjes së sotme janë konstatuar forca të shumta të policisë nëpër rrugët nacionale dhe rrugët e qytetit të Elbasanit. Ka një angazhim maksimal të forcave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan. Por në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe Forcat Speciale nga Elbasani.
Forca të shumta policie konstatohen në akset në akset Elbasan-Metalurgji-Tuneli i Kërrabës, Elbasan-Librazhd pasi në këtë aks ndodhet edhe Kryeministri me kabinetin qeveritar, si dhe në aksin Elbasan-Cërrik.
Policia është duke ushtruar kontrolle dhe duke monitoruar trafikun e rënduar.
Për festën e Ditës së Verës do të angazhohen 282 forca policie.

Loading...
Loading...
loading...