Loading...

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ai me anë të një arme zjarri ka kanosur një 35-vjeçar gjatë një konflikti mes tyre.

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti që mund të përfundonte edhe me të shtëna armësh. Në pranga e policisë ka rënë një 19-vjeçar, G.B banues në Vlorë, i cili gjatë një konflikti ka kanosur me armë një person tjetër të moshës 35-vjeç.

Ka qënë pikërisht 35-vjeçari, ai që ka njoftuar policinë duke thënë se po kanosej me armë zjarri nga 19-vjeçari i arrestuar. Pas arrestimit policia ka sekuestruar një pistoletë si dhe një sasi të vogël kanabisi.

Tashmë 19-vjeçari pritet të dal para gjykatës dhe mbi të do të rëndojnë tre akuzat, kanosje, armë mbajtje pa leje si dhe posedimi i lëndëve narkotike.

Loading...
Loading...
Loading...