Loading...

Përtej një uniforme blu ku shkruhet “policia” qëndron një njeri pas të cilit fshihet një histori… Fjoralba Elezi është një nga vajzat guximtare të Tiranës që të bën të besosh në ëndrra e pasione. Pa dalë nga shtëpia, Fjori takohet në korridor me të shoqin. Ata janë të dy policë. Ajo nuk donte që jeta e saj të kufizohej nga një punë që zhvillohet brenda katër mureve. Kjo ishte arsyeja e fortë, që përkundrejt dëshirës së prindërve, e shtyu të ndiqte pasionin e saj. Askush nuk mundi ta ndalë Fjorin të bëhët police. Për të kjo është puna më e bukur në botë, vështirësitë dhe oraret e zgjatura janë veçse sfida që e bëjnë të ndihet e dobishme për atdheun.

Po si e kalon Fjori kohën e lirë? Sërish pasioni e bashkon me punën. Një pjesë të mirë të kohës ajo e kalon me qentë e policisë të cilët i quan “agjentët katër putrosh”. Ajo ka në shtëpi një qen të racës pastor, i cili nuk ka aftësitë e qenve të stërvitur të policisë, megjithatë dashuria dhe njohja që Fjori ka për kafshët e bën që pa asnjë hezitim t’i quajë ata agjentët më besnik të njeriut.

Fjori nuk është vetëm një police, ajo ndjek studimet në Fakultetin Ekonomik. Pasi i doli e drejta e studimit në një degë fort të dëshiruar, ajo zgjodhi ta braktisë këtë fushë premtuese për të ndjekur pasionin për policinë. Por tashmë Fjori krahas punës i është rikthyer edhe auditorit të ekonomikut. Por një tjetër përballje mes Fjorit ekonomiste dhe asaj police ndodhi gjatë protestës studentore. Ajo ishte në vijën e parë të efektivëve policorë që u kujdesën për mbarëvajtjen e protestës studentore. Qëndroi përballë shokëve të saj të klasës, stoike dhe pa mimika, duke respektuar detyrën.

Për Fjorin policia nuk është privilegj, por sakrificë. E ajo këtë e pranon në çdo fjalë që thotë. Për të kënaqësia është të gjendet pranë shqiptarëve sa herë që prania e një polici ua lehtëson jetën. Fjori ka një këshillë për të rinjtë: “Një punë me mërzitje nuk bëhet, ndiqni pasionin”.

Loading...
Loading...
Loading...