Loading...

Një sanduiç i thjeshtë shpesh mund të shndërrohet në një vakt të shijshëm dreke apo darke, veçanërisht nëse keni një ditë të zënë dhe nuk keni kohë të gatuani.

Të gjithë e dimë se sa i shijshëm është sanduiçi nëse është i mbushur me djathë dhe sallam, e nëse buka është e freskët dhe e mirë.

Kështu ka menduar edhe një punonjëse, e cila ka vendosur të konsumojë një të tillë në një kafene.

Ishte tepër e uritur kur i erdhi në tavolinë sanduiçi, i cili ishte i përbërë nga dy feta buke dhe dy rripa të hollë sallami në cep të bukës, duke e bërë atë të ngjante se kishte sallamin në të gjithë gjatësinë e sanduiçit.

Klientja e kafenesë i bëri një foto asaj që i ishte servirur dhe e publikoi më pas në Facebook, tepër e acaruar.

Ajo shkruan se pagoi plotë 5 dollarë, që i thonë gati 6 mijë lekë të vjetra, për këtë lloj ushqimi, i cili jo që nuk ka shijen që duhet të ketë, por është edhe shumë larg mbushjes dhe pregatitjes siç duhet.

Komentuesit kanë nisur të tallen me atë që kanë parë, teksa i kanë sugjeruar gruas të lejë një shënim të keq në faqen e internetit të kafenesë, në mënyrë që persona të tjerë të mos “digjen” si ajo, kur vjen puna tek ushqimi i shpejtë.

Burimi: Unilad|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...