Loading...

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar të enjten në opinion. Gjatë kohës që moderatori Blendi Fevziu lajmëronte një ndërprerje publicitare, në studio futej Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ky i fundit bën punën e dikurshme të Endri Fugës, duke i pëshpëritur në vesh kreu të qeverisë.

Lapsi.al shkruan se Ëngjëll Agaçi po bëhet çdo ditë e më i fuqishëm në vendimmarrjet e qeverisë. Me largimin e fundit të Ahmetajt, Gjiknurit dhe Bushatit, frenat i kanë marrë në dorë dy njerëz, Ëngjëll Agaçi dhe Vali Bizhga. Agaçi për shumë vite ka ushtruar profesionin e avokatit në Itali dhe u bë pjesë e administratës socialste, pas një gjyqi në kohën e Fatos Nanos.

Nga ana tjetër, Vali Bizhga është besnike e Ramës, që në kohët e hershme në Bashkinë e Tiranës. Agaçi merr pjesë në drekat që Rama shtron me pronarët e mediave dhe oligarkët, në një restorant luksoz pranë kryeministrisë. Sipas Lapsi.al, ai po inventarizon pasuritë në bregdet, e cila me ngritjen e Korporatës së Investimeve, do t’i kalojë pa garë biznesmenëve të fuqishëm. Kurse Vali Bizhga gëzon besimin e verbër të Ramës. Ajo ruan lidhje me ministrat e rinj, që shumë pak herë arrijnë të takojnë shefin e tyre.

Bizhga bën pritjen e tyre në kryeministri dhe i jep zgjidhje për gjërat që i shqetësojnë. Gjithashtu ajo është kthyer në një digë ndërmjet oligakëve dhe Ramës. Sipas Lapsi.al, shkarkimet e ministrave në janar, u bënë për shkak se kishin vendosur marrëdhënie të drejtpëdrejta me biznesmenët e mëdhenj dhe i bënin gjërat fakt të kryer. Madje ekzistojnë disa thashetheme se oligarkët u thanë disa deputetëve se do të zgjidheshin ministre.

Për këtë arsye disa deputete, si për shembull Blerina Gjylameti, ishin kapërdisur për t’u bërë ministre, por kuptuan se ishte thjesht një shaka e oligarkut. Njëra prej ministreve të reja, u informua vetëm nëpërmjet tv dhe ka katër muaj që nuk e takon dot kokë më kokë Ramën. Nga e njëjta shpërfillje po vuan edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili po trajtohet nga Rama njësoj si Senida Mesi.

Shpërfillja institucionale e Ramës është thelluar së tepërmi muajt e fundit, duke i deleguar një pjesë të madhe të pushtetit. Ka dy arsye për këtë gjë. E para lidhet me mungesën e respektit ndaj ministrave dhe e dyta me krizën politike, ku po përpiqet të gjejë një rrugë për t’i prishur mendjen Bashës.

Loading...
Loading...
Loading...