Loading...

 

Një student u gjet i vdekur, 2 muaj pasi kishte humbur jetën në rezidencën studentore, ku banonte prej muajsh për shkak të studimeve, në Zelandën e Re .

Autoritetet e universitetit pritet të kryejnë një hetim për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tij.

Viktima thuajse ishte dekompozuar dhe nevojitej ndihma e policisë dhe Njësia e Hetimeve Speciale për ta identifikuar atë.

Mediat lokale raportojnë se babai i studentit ishte alarmuar dhe kishte lajmëruar policinë, pasi ai nuk kishte arritur të kontaktonte me djalin, as përmes miqve.

Rasti që tronditi Zelanda e Re , ngre dyshimet se si nuk ishte vënë re më herët mungesa e studentit, ndërsa një tjetër pikëpyetje ngihet mbi kujdesin që marrin studentët në vend.

Fshatrat Living Campus, kompania australiane që administron konviktet e studentëve në Universitetin Canterbury në Christchurch por edhe në SH.B.A., Britani dhe Australi, ka njoftuar se familja e studentit ka të drejtë të dijë se çfarë ndodhi.

Kufoma e tij u gjet kur disa nga shokët e tij të klasës vunë re një erë të keqe që vinte nga dhoma e tij dhe njoftuan policinë.

Shkaqet e vdekjes nuk ëhstë bërë ende i ditur dhe policia e ekspertiza mjekoligjore janë duke vijuar me ekzaminimet.

Ministri i Arsimit në Zelandën e Re, Chris Hippkins, tha se tragjedia ishte shkaktuar për shkak të dështimit kompanisë së administrimit të studentëve.

Loading...
Loading...
Loading...