Loading...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bolonja të Italisë, pasi një foshnjë 5 muajshe ka ndërruar jetë gjatë përpjekjes së prindërve për ta bërë synet në shtëpi.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se foshnja u dërgua në një spital të Bolonjës në arrest kardiak të premten në mbrëmje, por vdiq pak pas kësaj.

Ndaj prindërve të foshnjës është hapur një hetim, ndërsa kujtojmë se edhe në dhjetor të vitit të kaluar një djalë dy vjeçar vdiq pas një synetlliku të dështuar në një qendër emigrimi në Romë.

Rreth 5,000 raste synetlliku kryhen në Itali çdo vit, ku më shumë se një e treta janë kryer në mënyrë të paligjshme, sipas shëndetit.

Megjithëse është një procedurë mjekësore relativisht e thjeshtë, synetlliku nuk është tërësisht pa rrezik.

Loading...
Loading...
Loading...