Loading...

Një djalë 8-vjeçar në Ukrainë ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese për të ‘shpëtuar’ nga prindërit që e dhunonin prej vitesh.

Djali, emri i të cilit thuhet të jetë Anton ndërsa mbiemri nuk është bërë publik u rrëzua dhe humbi jetën pak pasi ishte kthyer nga shkolla më 23 gusht.

Fqinjët janë shprehur se ata dëgjuan prindërit e Antonit teksa i bërtisnin pasi kishte grisur rrobat. Veç të bërtiturave ata thanë se edhe po e rrihnin fëmijën përpara se ai të binte nga dritarja.

Zhanna, e cila jeton një kat më poshtë familjes u shpreh se kishte dëgjuar zhurma të rrahurash pas disa çastesh qetësi ajo kishte dëgjuar edhe hapat e shpejtë të fëmijës.

Ajo shtoi:

Kaluan disa sekonda dhe pastaj u dëgjua vetëm zhurma e trupit të djalit që prekte tokën. Dola nga dritarja dhe pashë fëmijën në tokë. Mora menjëherë policinë dhe ambulancën.”
Mjekët ligjorë deklaruan më pas Anton kishte rënë me kokë dhe se ka ndërruar jetë menjëherë.joq

Loading...
Loading...
Loading...