Loading...

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.B,  vjeç 50 banues në fshatin Shirgjan, pasi dyshohet se, në ambientet e lokalit në pronësi të tij në fshatin Shirgjan, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 19.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen B.K vjeç 58, pasi dyshohet se djali L.K, vjeç 25 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit A.H dhe F.H, vjeç 22 dhe 27, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se më datë 19.12.2017, në fshatin Fshat-Gramsh, kanë goditur me grushte shtetasin E.Ç vjeç 37, banues në fshatin Fshat-Gramsh.

Loading...
Loading...
Loading...