Loading...

Në Bashkinë e Belshit ka marrë ” jetë” Projekti i zbatimit për Rikonstruksionin e Ujësjellesit Rajonal të Zonës së Dumresë i cili është hartuar me detyrë projektimi nga Bashkia Belsh dhe UK Elbasan dhe i projektuar nga subjekti “Sphaera Shpk Tiranë” me vlerë totale të punimeve të ndërtimit dhe montimit prej 2.287.097.426 lekë ose rreth 20 milion dollarë.

Duke qenë se vlera e këtij projekti është e madhe është gjykuar që ai të zbatohet dhe financohet i ndarë në dy faza. Gjatë fazës së parë të zbatimit të këtij projekti gjigand janë planifikuar të kryhen punimet për hapjen e tre puseve shpimi të reja si dhe do rikonstrustruktohen 3 stacione në pus shpime që do jenë të standarteve më të mira të mundshme.

Gjithashtu gjatë kësaj faze do rikonstruktohen stacioni i pompimit në Shelg të Njësisë Administrative Grekan si dhe do të ndertohen linjat kryesore të furniznizimit me ujin e pijshëm.Ndërsa gjatë fazës së dytë të realizimit të këtij projekti që do garantojë furnizimin pa ndērprerje me ujë të mijëra familjeve të zonës së Dumresë do ndërtohen linjat e shpërndarjes për qytetin e Belshit si dhe për Belsh Fshatin, për Belsh Hysë, për Gradishtën ,Shkēndinjēn, Qafë Shkallën,Trojasin dhe Marinzën. Nga ky investim, më i rëndësishmi i të gjitha kohërave në zonën e Dumresë perfitojnë 9694 familje .

Finalizimi i kētij projekti i kursen Ujësjellësit të Belshit çdo muaj të paktën 1 milion kilovat/orë energji pasi do nxirren jashtē sistemi disa stacione pompimi të amortizuara si rrjedhim i sigurimit tē ujit me sistem vetërrjedhje nga pika e shpërndarjes.Mungesa e ujit të pijshëm në zonën e Dumresë dhe Ujësjellesi i ndërtuar në vitin vitet ’80 të shekullit të kaluar dhe i parashikuar vetëm për çezma publike nuk arrinte t’i përballonte dot më prej dy dekadash nevojat e konsumatorëve ne qytet e fshatra ,ndërkohë që shtimi masiv i konsumatorëve kanë bërë që furnizimi me ujë i kësaj zone aktualisht të jetë në një pikë kritike.

Të gjitha vitet e fundit kanë qenë problematike përsa i përket furnizimit me ujë i cili është një problem kompleks që nuk përfundon me shkëputjen e lidhjeve të paligjshme dhe uljen e shpërdorimeve. Amortizimi ka bërë të veten”, thotë kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani,por më së fundi edhe Belshi do i japë fund historisë së vuajtjeve për shkak të mungesës së ujit të pijshēm. Infoelbasani.al

 

Loading...
loading...
Loading...