Loading...

Drejtori i OSHEE, Ardian Çela, ka prezantuar projektin e ri për faturat e energjisë elektrike.

Në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Çela tha se në projektin e ri, parashikohet që matësit të shikohen një herë në tre muaj, si dhe fatura të paguhet brenda këtij afati kohor.

Çela tha se fillimisht do të fillohet me zona të caktuara dhe më pas do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Ai shtoi se do të bëhet edhe ndërrimi i matësave.

Në lidhje me mbifaturimet, Çela bëri me dije se numri i ankesave nga janari i 2015-ës e deri sot është ulur.

Çela tha:

Dy muajt e tjerë që nuk bëhet leximi, do ti shkojë fatura në bazë të mesatares shumëvjecare. Fatura e muajit të tretë do jetë faturë sistemuese, kështu është eksperienca dhe në Itali dhe në zona të tjera. Ne mendojmë që diku nga shtatori mund të fillojmë në një zonë të caktuar, të fillojmë meleximin tre mujor, dhe pastaj në muajt në vazhdim tëshohim ta zgjerojmë në dimensione më të gjëra. Duhet të ndërojmë të gjitha matësat, sepse janë të gjithë lehtësisht të manovrueshëm. Sigurisht ka mbifaturime për sa kohë ne nuk e kemi sistemin e matjes online, i cili do ta zgjeronte mundësinë e mbifaturimit. Por ne kemi një gjë shumë pozitive. Në qoftë se ne bëjmë krahasimin e ankimimeve që kanë ardhur pranë operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike p0ër kefaturim, që nga janari i 2015 dhe deri sot, do vëreni që nr i faturimeve është reduktuar me mbi 50%.

Loading...
Loading...
Loading...