Loading...

Mbeten në burg kryetari i PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto, Kryetari i PD-së së Prrenjasit Arjan Karriqi dhe dy aktivistë t tjerë.
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 7 persona që akuzoheshin për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Taulant Tafa ka vendosur për:
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd); arrest me burg
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD); detyrim paraqitje
– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd); detyrim paraqitje
– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas); arrest me burg
– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas) detyrim paraqitje
– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi. Arrest me burg
– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; arrest me burg
Sipas komunikatës së Policisë “Arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike”, raporton Policia.
Po kështu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 persona të tjerë.

Loading...
Loading...
Loading...