Loading...
Loading...

 

Burime bëjnë me dije se forcat anti-terror kanë identifikuar të gjithë organizatorët e protestës që u zhvillua në hyrje të fshatit Bularat, ku u bllokua rruga nacionale Gjirokastër-Kakavije.

Pas bllokimit të rrugës nga ana e protestuesve grekë në aksin Gjirokastër-Kakavije në hyrje të fshatit Bularat, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv, se priten arrestime të protestuesve që bllokuan rrugën.

Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën, por edhe organizatorët e kësaj proteste në hyrje të fshatit.

Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik.

Loading...