Loading...

Janë rreth 2180 nxënës të klasave të nënta të cilët do t’i nënshtrohen zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2018-2019 për qarkun e Elbasanit.

Drejtoria Arsimore në Elbasan ka marrë të gjitha masat duke ngritur 46 qëndra për zhvillimin e këtyre provimeve në të gjithë qarkun e Elbasanit. Rreth 300 mësues do të angazhohen në mbarëvajtjen e këtij proçesi i cili do të fillojë në datë 13 Qershor me provimin në Gjuhën e huaj.

Specialistja e DAR Elbasan në një intervistë dhënë për tv Skampa shprehet se gjithçka është duke shkuar sipas udhëzimit të MAS.

Vleresimi i provimit bëhet 15 ditë nga data e dhënies së tij.

Loading...
loading...
Loading...