Loading...

Prej javës së tretë të tetorit të këtij viti e në vazhdim, mësuesit do ti nënshtrohen provimeve të shtetit. Ndërkohë pritet që kalendari me shpërndarjen e profileve dhe listat emërore me oraret për çdo kandidat do të publikohen këto ditë në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore ëëë.qsha.gov.al. “Lutemi që kandidatët e interesuar të përfundojnë sa më parë procedurat e regjistrimit pranë ZVA ose DRAP përkatës. Përtej afatit të përcaktuar nga MASR nuk do të ketë pranime për pjesëmarrje në provimin e shtetit. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të orarit të provimit”,-bën me dije QSHA.

Dokumentet e kërkuara
Qendra e Shërbimeve Arsimore bën me dije se testimi do të kryhet brenda ambienteve të këtij institucioni dhe i bën thirrje kandidatëve që të paraqesin dokumentacionin e kërkuar. “Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); Kopje të Kartë ID ose Pasaportë; Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes;”,-theksohet në njoftimin e QSHA-së. Ndërkohë mësuesit duhet të dorëzojnë edhe një kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. Nëse kandidatët nuk paraqesin ditën e provimit dokumentacionin e sipërpërmendur, atëherë do të humbin mundësinë për të marrë pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. QSHA më tej bën me dije se kandidatët që regjistrohen për provimin e shtetit, duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga IALtë përkatëse. “Neni 7 i ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009 thekson sa më poshtë: Neni 7 Formimi dhe kualifikimi profesional për ushtrimin e profesionit të rregulluar Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”,-thuhet në njoftim.

Dita e testimit
Kandidatët duhet të zbatojnë rregulloren me përpikëri në mënyrë që të mos penalizohen. Përkatësisht ata nuk mund të marrin me vete dhe të përdorin celularët apo mjetet e tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi. “Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është e pakthyeshme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit. Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën ëëë.qsha.gov.al, rubrika lista e kandidatëve.”,-thekson Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Dokumentacioni dhe rregullorja

Ditën e provimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
3. Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA bazuar në herën e pjesëmarrjes);
4. Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara;
5. Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo i ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim, si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
*Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.
Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi ky vlerësohet si kriter përjashtimi;
2. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.
3. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;
*Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni paraprakisht emrin, mbiemrin, profilin, si dhe orarin e provimit në faqen zyrtare të QSHA.

Loading...
Loading...
Loading...