Loading...

Foto ilustruese

Një djalë me probleme me zemrën ëshrtë dhunuar barbarisht nga Policia e Shtetit, ndërsa këta të fundit e kanë dërguar pa ndjenja në spital.

Ky është denoncimi i mbërritur në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, policët nuk e kanë lejuar as të marrë mjekimet e nevojshme.

“Narkopolicët rrahin barbarisht të riun me zemër dhe e dërgojnë ne spital pa ndjenja! Krim!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit digjital.

Doktor; shpresoj të jeni mirë. Një i njohuri Im me probleme të rënda kardiake është dhunuar dje barbarisht nga Veglat e regjimit policor te Përrenjasit.

Pershendetje z.kryeminister.Jam nje djale me vrime ne zemer dhe sot jam dhunuar nga nje person ne qytetin e Perrenjasit,fill mbas dhunes jame derguar ne urgjence ne gjendje te rende.Mbas njoftimit te policis jam marre ne rajon per te dhene deshmin,por policet qe me kane marre ne pyetje jane shoket e personit qe me dhunoj dhe ne muhabet e siper policet me kane vene prangat dhe rrahur deri ne gjendje qe kam humbur ndjenjat,dhe nuk me kane lejuar te marr as mjekimet e zemres dhe as te marr ambulancen ne tel.Vetem ne momenti qe kam humbur ndjenjat me cuan ne spital.Si jetim qe jam kerkoj drejtesi dhe ndihme vetem prej teje.Ver doren ne zemer sepse keta polic po ju turperojne ju.Shpresoj te merrni ne konsiderat prob tim.

Loading...
Loading...
Loading...