Loading...

Foto ilustruese
Si pasojë e flakëve u rrezikuan edhe dy banesa të tjera që ishin ngjitur me banesën ku ka shpërthyer bombola e gazit.

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Prrenjas. Si pasojë e shpërthimit banesa është shkrumbuar nga flakët, ndërsa është dëmtuar lehtë edhe zonja e shtëpisë e cila ka qenë duke gatuar.

Flakët kanë kapluar me shpejtësi çatinë e shtëpisë së vjetër, pasi ishte e mbuluar nga bari që e përdornin si ushqim për kafshët.

Si pasojë e flakëve u rrezikuan edhe dy banesa të tjera që ishin ngjitur, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë neutralizuar.

Ndërkohë dy zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes, një nga Librazhdi dhe një nga Prrenjasi.

Loading...
Loading...
Loading...