PS në Gramsh: Partitë e vogla po na rrahin militantët. Ja e vërteta e incidenteve

Reagojnë kryetarët dhe kandidatët: PS po përpiqet të justifikojë humbjen.

PS në Gramsh bën të ditur se ndodhet nën një presion të paparë nga dy parti politike, PDIU dhe LSI.  Burime nga kjo forcë politike bënë të ditur për infoelbasani.al se mbështetësit e kësaj force politike po shantazhohen nga forcat e tjera politike, veç=anërisht nga LSI dhe PDIU.

3 anëtarë të PDIU dhe një i LSI janë denoncuar në polici për kanosje të përfaqësuesve të PS-s. Policia e Elbasanit ka dalë në një deklaratë zyrtare për procedimin në gjendje të lirë të shtetasve B.B, V.B, M.H 35, 31 dhe 25 vjeç, që të tre banues në Gramsh pasi sipas policisë si përfaqësues të një subjekti politik të PDIU dyshohet të kenë kanosur shtetasin A. Xh 37 vjeç para dyqanit të tij në qytetin e Gramshit, i cili deklarohet si anëtar i partisë socialiste.

Ndërkohë në të njëjtën ditë ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.Q 40 vjeç me banim në Tiranë, i njohur si përfaqësues i LSI pasi në një lokal në qytetin e Gramshit ka penguar kryetarin e FRESSH Gramsh Enis Zani të zhvillojë një aktivitet politik së bashku me përfaqësues të tjerë të PS.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni  329 i Kodit Penal.

Por nuk mbaron me kaq. Një tjetër incident është regjistruar në këtë qytet  kur një përfaqësues i LSI A.K është goditur po në lidhje me aktivitetin e tij politik. Gjithësesi në këtë rast nuk ka pasur një denoncim në polici.

I kontakuar kryetari i PS Gramsh Klodian Taçe konfirmoi incidentet por nuk dha një deklaratë lidhur me atë që ka ndodhur në Gramsh.

Ndërkohë kandidati për deputet i PDIU Dritan Bici deklaroi se nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi. “Mund të jenë regjistruar debate por që janë shumë larg kërcënimin”. Ai i cilëson shpikje të PS-s për të justifikuar humbjen. Infoelbasani.al

loading...