Loading...

Kryeministri i vendit Edi Rama në nisje të fushatës elektorale tha se do të nisin bashkë me qytetarët shqiptarë një martonë 30 ditore e cila do i sigurojë PS-së drejtimin në të gjtiha bashkitë e vendit.

“Sot nis martona jonë 30 ditore për zgjedhjet e 30 qershorit dhe konfirmimin e PS dhe kandidatëve tanë si forca e padiskutueshme udhërheqëse në çdo bashki të Shqipërisë. Sot nis një martonë për një betejë politike, më të qartë se asnjëherë më parë, mes së shkuarës dhe së ardhmes, mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë përpara me program, ide dhe punë dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapa me baltë sherr e konflikte, mes nesh që duam një vend normal për fëmijët tanë dhe atyre që duan veç pushtet”,- tha ai.

Rama u shpreh se zgjedhjet nnuk do të shtyhen dhe se ky është një vendim që nuk bie ndesh me demokracinë. Sipas tij, nëse opozita do pengohej të hynte në zgjedhje do ishte jodemokratike.

“Sot është 1 Qershori, Dita e Fëmijëve dhe ardhmërisë që duam të ndërtojmë për ta. Le ta themi me zë të lartë: Kemi bërë reforma që askush nuk guxoi, ky ishtë detyrimi ndaj fëmijëve. Edhe këto zgjedhje të braktisursura nga kundërshtari janë pjesë e detyrimit tanë ndaj fëmijëve. Ata kanë frikë nga zgjedhjet nga gjykimi i popullit, ndaj kërcënojnë rrugëve se s’do t’i lejojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik. Sot, nga vendnisja e maratonës sonë ju them gjithë shqiptarëve se zgjedhjet janë të çdokujrt prej jush që do të votojë. Kush e çon ndërmend se do ju pengojë të mendohet dy herë para se t’i bjerë me kokë gurit të sistemit demokratik. Kush vendosi të dalë nga binarët e sistemit s’mund të vendosë për asgjë më shumë se vetes së tyre. Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokraitke vetëm nëse e pengojnë të hyjë në zgjedhje por kur ajo vendos vetë nuk janë aspak jo demokratike. Imagjinoni cfarë rumpalle bëhet demokracia nëse zgjedhjet bëhen peng i tekave të një partie. Sot shtyhen për njërën dhe nesër për tjetrën. Imagjinoni çfarë corapi bëhej jeta jonë nëse i hapnim rrugë shtyrjes së zgjedhjeve, imagjinoni çfarë kuptimi ka nesër vota e popullit nëse sot fitonte politika e pengmarrjes”,- tha Rama.

Loading...
Loading...
Loading...