Loading...

Nga editori, infoelbasani.al

Një ditë më parë një 60 vjeçare nga Kosova humbi jetën në Llixhat e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës.

Po përse të bësh Llixha është sa e mirë, aq dhe e rrezikshme?

Për shkak të përmbajtjes së mineraleve, ujrat termale kanë dhënë prova se janë të shëndetshme për njeriun. Ato përdoren gjërësisht për shërimin e reumatizmës, sëmundjeve të lëkurës, riprodhimit, rigjenerim pas lodhjeve dhe sëmundjeve të tjera etj.

Por banjot duhet të bëhen të kontrolluara nga mjekët dhe personeli. Kjo për arsye se ujrat termale të Llixhave të Elbasanit dhe të gjitha llixhave kudo ndodhen, janë të pasura me gaz rasulfurike për shkak të përqëndrimit të lartë të squfurit.

Ky gaz ka vetinë që të ndikojë në qendrat me veti jetësore në tru duke provokuar paralizë të tyre nëse nuk ndërhyhet në kohë. Gjithashtu këto gazra japin çrregullime të rënda në zemër dhe frymëmarrje, ndaj çdo pacient duhet të kontrollohet nga mjeku, raportin infoelbasani.al.

Vdekja në fakt është mjaft e qetë dhe pa asnjë vuajtje pasi gjithçka vjen në gjumë sikur të jesh në narkozë. Një veti të tillë e ka edhe oksidi i karbonit që çlirohet nga djegia e qymyrit apo e stufave me gaz.

Që kur nisën të shfrytëzohen ujërat termale kanë marrë mjaft jetë njerëzish. Më parë kur banjot kryheshin në mënyrë tëë pakontrolluar nëpër gropa dhe përrenj, kanë humbur jetën dhjetëra njerëz. Por me ndërhyrjen e shtetit dhe kryerjen e banjove në mënyrë të kontrolluar, vdekjet janë minimizuar.

Megjithatë ky shqetësim në Elbasan dhe në Llixhat e tjera në shkallë vendi, është kthyer pasi mjaft nga privatët shfrytëzojnë ujrët termale në mënyrë pirate, dhe pa asistencën e personelit mjekësor.

Ndaj dhe herë pas here ndodhin ngjarje me pasoja fatale për jetën e qytetarëve. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...