Loading...

Shumë shpesh mund t’ju ndodhë që ta karikoni celularin në vende publike ku ofrohen “stacione karkimi”.

Por, ekspertët paralajmërojnë se është më mirë që t’i shmangni këta karikues publikë.

Sipas tyre, portat USB të rimbushësve publikë mund të jenë të modifikuara nga njerëz që kanë qëllime të këqia.

Në një rast të quajtur “juice jacking” kriminelët e kibernetikës mund t’i modifikojnë portat USB dhe t’u instalojnë viruse të cilët mund t’ju vjedhin të dhënat tuaja personale.

Pas komprometimit të portës së karikimit hakerat mund të vjedhin lehtësisht një gamë të gjerë të të dhënave, duke përfshirë këtu mesazhet tuaja, postën elektronike, fotot dhe kontaktet.

Zv/Presidenti i X-Force Threat Intelligence, Caleb Barloë u shpreh për Forbes:

Të përdorësh një fishë publike karikimi është njëlloj si të gjesh një furçë dhëmbësh në mes të rrugës dhe ta fusësh në gojë.”
Burimi:Mail Online|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...