Loading...

 

Punonjësit e OSHEE në Librazhd kanë sfiduar kushtet e këqija të motit për të rregulluar defektet. Në një videohihet një nga punonjësit e OSHEE që hap dëborën me këmbë për të rregulluar shtyllën e dëmtuar në linjën e tensionit të mesëm.

Punonjësit e OSHEE në Librazhd përballen gjatë punës në kushte mjaft të vështira atmosferike dhe në temperatura -5 gradë C për riparimin e një linje të Tensionit të Mesëm te fideri 6 në nënstacionin elektrik në Fushë Studen në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit, ku trashësia e dëborës shkon në gjysmë metri.

Në rrethin e Librazhdit 45 punonjësit e OSHEE së bashku me katër mjete dhe një vinç janë në terren prej orëve të para të mëngjesit gjatë gjithë kësaj jave duke riparuar defektet si dhe linjat e dëmtuara të Tensionit të Mesëm në të gjitha fshatrat malorë. Këtë të premte OSHEE e rrethit të Librazhdit ka montuar 900 kg percjelles ,30 tranversa TM dhe 100 izolatore TM në fshatrat e Njësisë Administrative Orenjë, Lunik,Hotolisht,Stravaj e Polis.BW

Loading...
Loading...
loading...