Loading...

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një familje në fshatin Resinoc të komunës së Lipjanit, në Kosovë.

Gjarpërinjtë kanë pushtuar një banesë, ndërsa 8 anëtarët e familjes janë detyruar të kalojnë natën në oborr, në qiell të hapur.

Zvarranikët janë futur brenda banesës së familjes Ahmeti. Prej tre ditësh njerëzve të kësaj shtëpie u është dashur të lënë godinën.

Përparim Ahmeti, thotë se nata e së enjtes për të ka qenë ndër më të vështirat. Ai tregon se teksa ishte në gjumë, një gjarpër i kishte mbështjellë këmbën.

Sipas burrit, deri më tani ka vrarë vetë 30 gjarpërinj, ndërsa shumë të tjerë ndodhen ende brenda në banesë.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga komuna e Lipjanit për të nxjerrë jashtë banesës zvarranikët e për t’u kthyer vetë në të.

Loading...
loading...
Loading...