Loading...

Qafthanë-415x260

Kapet në Qafë Thanë, një  36-vjeçar nga Bullgaria, që kërkohej ndërkombëtarisht. Arrestimi u tij u bë për llogari të drejtësisë bullgare.

Policia Kufitare e Qafë Thanës ndaloi 36-vjeçarin bullgar Rumenov Rusev të shpallur në kërkim  ndërkombëtar.

Ndalimi i tij u bë pasi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, rezultoi se ky shtetas është dënuar më 4 shkurt 2016 nga Gjykata Speciale e Bullgarisë me 9 muaj burg për “pjesmarrje në organizatë kriminale, mbajtja e instrumentave software të dizenjuara për falsifikim”.

Për ndalimin e tij u njoftua Zyra Qendrore e Interpol Tiranës, që do të vijojë procedurën.

Loading...
Loading...
Loading...