Loading...

Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë lidhur me të shtënat me armë në Selenicë mbrëmjen e djeshme.

Të shtëna me armë zjarri janë degjuar mesnatën e kaluar në Selenicë,

Sipas policisë, rreth orës 01:00 në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xhuljo Marra.

Mësohet se Marra është punonjës në Bashkinë e Selenicës, shef i shërbimeve publike.

Policia bën me dije se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me 30 plumba në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit .

Ndërkohë raportohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...
Loading...
Loading...