Loading...

 

Foto ilustruese

Kris pistoleta në Vlorë.Plagoset me armë kreu i njëjsisë adminsitrative në Kotë. Ngjarja sapo ka ndodhur I plagosuri ka marrë një plumb në gjoks dhe është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës.

E njoftuar për ngjarjen policia është nisur në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihen autorët.

Sipas informacioneve të marra nga spitali i Vlorës, i plagosur ka mbërritur edhe një 19-vjeçar me inicialet A.B. Por nga sa raportohet, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi i riu është plagosur në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë

Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Lajmi në përditësim…

Loading...
loading...
Loading...