Loading...

Një 43-vjeçar u arrestua nga policia, pasi goditi me thikë gruan. Policia arrestoi shtetasin Gentian Gjoka, 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi më 21 qershor kishte goditur me thikë gruan e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 21.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes me thikë së shtetases A.Gj., kanë vënë në pranga shtetasin:

G.Gj.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e qëlluar disa herë me thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Loading...
Loading...
Loading...