Loading...

Prokuroria e Elbasanit kerkoi dënimin me 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj i cili dyshohet nga grupi i hetimit se qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, dy anëtarë të grupit “Çapja” në këtë qytet.
Atentati ndaj Bledar Muçës e Florenc Çapjas/ Prokuroria kërkon 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot dënimin me 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj, njeriun që dyshohet nga grupi i hetimit se lëshoi dy breshëri automatiku në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, dy anëtarë të grupit “Çapja” në këtë qytet.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot dënimin me 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj personin që dyshohet nga grupi i hetimit se qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, dy anëtarë të grupit “Çapja” në këtë qytet. Dy prokurorët e çështjes Neritan Hoxha dhe Ritvan Suka për gati 1 orë kanë lexuar konkluzjonet përfundimtare, duke i kërkuar trupit gjykues, deklarimin fajtor të të pandehurit Shkelzen Hasanpapaj dhe dënimin e tij me 22 vite burgim për tentativën e vrasjes ndaj Bledar Muçës dhe Florec Çapja dhe plagosjen e një punonjëse të policisë së Elbasanit. Vepra penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj është ajo e “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.
I dyshuari Hasanpapaj është larguar në drejtim të Hollandës, ku dhe në këtë shtet është arrestuar dhe ekstraduar prej andej në Shqipëri. Hasanpapaj kurrë nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë së Elbsanit, por grupi i hetimit pretendon se një analizë ADN ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në qëndër të Elbasanit. Vendimi pritet të jepet në seancën e rradhës të datës 1 tetor 2019.

Loading...
Loading...
Loading...